Postimi i fundit në Instagram-in e Noizy-t hodhi dyshimet se ai dhe Era Istrefi do të vijnë me një bashkëpunim në muzikë. Reperi publikoi një video ku shfaqet me Erën në foto të ndryshme.
View this post on Instagram
“Jam mbret, por më duhet një mbretëreshë te kalaja”, shkroi Noizy në mbishkrimin e videos dhe ne kërkuam për të gjetur ndonjë koment pikant dhe s’u zhgënjyem. “Ayy, po ndiej aromën e lekëve…po vjen Era” dhe "Top Boy Shit" kishte shkruar Era Istrefi. Me shumë gjasa, këto do të jenë vargje të këngës.
Njerëzit u shprehën goxha të emocionuar për atë që mund të jetë bashkëpunimi i kësaj vere dhe s’i bëjmë dot me faj.
Presim për detaje të tjera.