Beauty

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë verës

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2024

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

E dini që ka studime që thonë se truri i njeriut funksionon më mirë në verë dhe me gjasë, kjo është arsyeja pse e duam kaq shumë këtë stinë. Tani është koha e përsosur për ta lënë lëkurën dhe trupin të shijojnë rrezet e diellit. Por, prisni! Na duhet të “armatosemi” me produktet e duhura për hidratim. Disa prej tyre mund t’i keni nënvlerësuar.

Në vijim kemi krijuar një listë me produkte që do t’ju bëjnë të shkëlqeni nga koka te këmbët. Mbani shënime!

1. Balsam për buzët: Besojeni ose jo, buzët kanë nevojë për hidratim edhe gjatë verës. Balsami trajton problemet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të nxehta. Ne ju sugjerojmë Lush Rose Lollipop.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

2. Scrub për trupin: E ku ka më mirë se t’i nisësh mëngjeset verore me një scrub që largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën të lëmuar. Lush Orange Body Scrub është me bazë kripë deti dhe shumë freskues. Provojeni dhe do na kujtoni.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

3. Bathbomb: Pas palestrës ose pas disa orëve qëndrimi jashtë, freskohuni me një banjë dhe shtoni bathbomb-in e preferuar. I yni është Lush Salt Water Soother që përzien menten dhe ekualiptin për më shumë energji dhe freski.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

4. Body Lotion: Zgjidhni një krem të butë që lëkura të ndihet elastike dhe me shkëlqim. Sipas sugjerimeve të njerëzve në TikTok, Lush Karma Kream është një opsion i mirë dhe ka aromë fantastike me vaj bajame dhe gjalpë kakao.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

5. Toner freskues: Kontrolloni yndyrën e tepërt dhe freskoni lëkurën me një toner. Shkojmë sërish te sugjerimet e TikTok-ut dhe ju këshillojmë Tea Tree Water të Lush.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

6. Shampo për volum: Doni big, beachy hair? Ju duhet një shampo e pasur me minerale. Lush Seanik është e pasur me alga deti, vaj limoni dhe përzierje esenciale vajrash me lule. Me gjasë do të merrni shumë komplimente!

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

7. Maskat e fytyrës: Pas vapës përvëluese, orëve të tëra të qëndrimit në diell dhe dehidratimit, në mbrëmje fytyra ka nevojë për një maskë freskuese. Që të ndjeni 100% efektin, zgjidhni maskat e freskëta të Lush, lërini të veprojnë për 15 minuta dhe shpëlajeni duke masazhuar lëkurën.

Disa super produkte që nuk e dini që ju duhen patjetër gjatë

P.S. Mos harroni: SPF, SPF, SPF dhe shumë, shumë ujë!