Celebrity

Rihanna flet për bluzën virale që çmendi internetin

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2024

Rihanna flet për bluzën virale që çmendi internetin
FOTO: Kevin Mazur/Getty Images for Fenty Hair

Pasi Rihanna u pa në rrugët e New York-ut e veshur me një bluzë me mbishkrimin “I’m retired”, njerëzit u mërzitën pasi e morën këtë si një mesazh nga ana e këngëtares për tërheqjen nga industria e muzikës.

Por, pas një deklarate të saj të fundit, njerëzit mund të marrin frymë lirisht, pasi ajo jo vetëm që nuk është tërhequr nga muzika, por po përgatit disa surpriza të këndshme. Këngëtarja e “Diamonds” tha për Entertainment Tonight se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga muzika.

“Njerëzit u nxitën nga bluza dhe menduan se unë do të largohem nga muzika. Fakti që nuk po nxjerr një këngë apo album të ri (i bën ta mendojnë këtë). Por, jo! Unë jam këtu,” tha Rihanna.

Artistja shpjegoi se jo vetëm që nuk po tërhiqet, por po përgatitet një këngë të re. “Muzika për mua është një rizbulim dhe përmes saj kam njohur dhe mësuar shumë gjëra të reja. Unë thjesht po bëhem gati të rikthehem në studio për disa regjistrime të lezetshme,” shtoi ajo.

“Po e filloj nga e para, por nuk dua të lë pas dore këngët aktuale për të cilat po punoj” thekson ajo.

Rihanna flet për bluzën virale që çmendi internetin
FOTO: BACKGRID

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 vjet që kur ajo publikoi albumin e fundit, jeta e Rihanna-s ka qenë gjithçka tjetër përveçse e mërzitshme. Një linjë kozmetike, një tjetër me lingerie, dy fëmijë me partnerin A$AP Rocky dhe shumë projekte të tjera, nuk janë pak, apo jo?

Në të njëjtën intervistë me Entertainment Tonight, Rihanna foli edhe për planet e zgjerimit të familjes, por siguroi njerëzit që nuk është shtatzënë.

“Patjetër do doja të kisha më shumë fëmijë, por nuk jam aktualisht shtatzënë," përfundoi ajo.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: US Weekly