Celebrity

Khloé mendon se Kendall po e "çon jetën e saj dëm", por pse?

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2024

Khloé mendon se Kendall po e "çon jetën e saj
FOTO: RICH FURY/GETTY

Mjaftoi një episod i ri i “The Kardashians” që motrat e famshme të komentojnë jetën e njëra-tjetrës dhe mendimet që ato kanë për angazhimet e secilës prej tyre. Khloé Kardashian u pyet se me cilën nga motrat do donte ta ndryshonte jetën e saj, ajo u përgjigj: “Kendall Jenner".

“Mendoje pak të isha unë një supermodele, të zgjohesha çdo mëngjes në shtete të ndryshme të botës, të njihesha me njerëz të rinj. E dehur deri vonë në mbrëmje, pa fëmijë, pa përgjegjësi,” tha ajo.

Khloé shtoi se motra e saj e vogël nuk nevojë që të ngrihet për të përgatitur vaktet fëmijëve, apo të ketë angazhime të tjera urgjente, sepse është e vetmja nga motrat që nuk ka fëmijë dhe sipas Khloé-s, ajo duhet të përfitojë nga liria.

Khloé mendon se Kendall po e "çon jetën e saj
FOTO: JAMIE MCCARTHY/WIREIMAGE

“Do e bëja çdo ditë dhe do jetoja me aventura sikur të ishte dita ime e fundit. Kendall nuk bën asnjë nga këto gjëra dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ajo po e harxhon kot jetën e saj. Më lër të jem ti për një sekondë!” tha Khloé duke qeshur.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People