Një dietë e pasur me ushqime që ndikojnë direkt në menaxhimin e peshës trupore duke rritur ndjesinë e ngopjes, por ndërkohë kaloritë e ulura ndikojnë në nivelet e kolesterolit në gjak.
Por, cilat janë këto ushqime? Varsha Khatri, terapiste ushqimore, thotë se janë disa ushqime që e kanë këtë efekt falë proteinave, fibrave dhe mineraleve të rëndësishme që kanë në përbërjen e tyre.
Legumet

Përveçse janë natyralisht të ulëta në yndyra të ngopura dhe plot me fibra të tretshme, thjerrëzat, fasulet dhe gjithë familja e legumeve janë një burim i shkëlqyer i proteinave me bazë bimore dhe janë shumë të dobishme në humbjen e peshës, kontrollin e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e niveleve të kolesterolit të keq.
Boronicat

Ky lloj fruti është i pasur me fibra dietike, duke përfshirë fibra të tretshme si pektina. Pektina ngadalëson shkallën e përthithjes së sheqerit në gjak, duke ndihmuar në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak. Anti-oksidantët dhe polifenolet e marra nga boronicat ulin stresin kronik dhe inflamacionin.
Tërshëra

Falë përmbajtjes së lartë të fibrave, tërshëra ngadalëson tretjen, ndërsa sa i takon humbjes së peshës falë fibrave që rrisin ndjesinë e ngopjes, ato krijojnë një xhel brenda zorrëve që ndalon urinë për një periudhë të gjatë.
Arrat

Arrat janë një burim i mirë i vitaminave, mineraleve dhe yndyrave të shëndetshme. Shumë njerëz kanë frikë ngrënien në sasi të këtij fruti të thatë, për shkak të niveleve të larta yndyrës, por terapistja ushqimore thotë se proteinat dhe fibrat që gjenden tek arrat janë shumë efektive kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.
Artikuj të sugjeruar: