Showbiz dhe TV

Super sukses! “BBVK 2” vlerësohet për performancën më të lartë

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2024

Super sukses! “BBVK 2” vlerësohet për performancën

“Big Brother VIP Kosova 2” është vlerësuar për performancën më të lartë nga kompania “Banijay” në Amsterdam. Kompania në fjalë licenson dhe prodhon “Big Brother” kudo në botë dhe çmimi për “BBVK 2” u nda me rastin e 25-vjetorit të formatit në mbarë botën.

Super sukses! “BBVK 2” vlerësohet për performancën

Edicioni i dytë i “BBVK” u vlerësua me çmim për nivelin më të lartë të audiencës dhe për arritjen e jashtëzakonshme, kanë reaguar moderatorët e spektaklit, Aluadin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

“Me rastin e 25-vjetorit të “Big Brother”, jam mëse krenar të ndaj me ju lajmin se “BBVK 2” nga “Banijay” është shpallur “Big Brother-i” me performancën më të lartë, nga të gjithë “Big Brother-at” në botë", shkroi moderatori.

Më tej, vijoi:

"Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe pasionin që kanë dhënë të gjithë, që ky edicion të jetë vërtet shpërthyes dhe të bëjë Kosovën fituese, qysh në edicionin e dytë”.

Super sukses! “BBVK 2” vlerësohet për performancën

Edhe Jonida Vokshi e ka bërë repost postimin, duke thënë: “Kaq krenare dhe e lumtur”.

Pa disktim, kjo është një arritje shumë e rëndësishme për “Big Brother VIP në Kosovë”, pasi është vetëm viti i dytë që transmetohet dhe ka arritur të marrë një vlerësim të tillë. Në edicionin e dytë, personazhet interesante, dinamikat dhe diversiteti që e karakterizoi “BBVK 2” janë disa prej arsyeve pse ky spektakël është më i ndjekuri, krahasuar me vendet e tjera që kanë marrë patentën e “Big Brother VIP”.

"Big Brother VIP" transmetohet në shumë vende të botës, përfshirë: Shqipërinë, Kosovën, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Danimarkën, Finlandën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Holandën, Poloninë, Portugalinë, Slloveninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Indinë, Izraelin, Kanadanë, Meksikën, Pakistanin, Filipinet dhe Afrikën e Jugut.