
Efekti i Taylor Swift ndihet kudo! Momentalisht ajo po vijon turneun e saj “ERAS” në Mbretërinë e Bashkuar, ku në një prej koncerteve në Edinburgh, njerëzit kanë shkaktuar tërmet nga lëvizjet.
Agjencia Kombëtare e monitorimit të tërmeteve në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se koncerti i së premtes rezultoi më “energjiku”, pasi u raportuan dridhje sizmike prej 23.4 nm. Këngët që sollën lëvizje të tilla sizmike ishin: "...Ready For It?", "Cruel Summer" dhe "Champagne Problems".
Quake it off! Seismometers around Edinburgh were triggered by the rapturous Taylor Swift crowds at Murrayfield Stadium over the weekend.https://t.co/IW7693CPRn pic.twitter.com/LWZ5of4ZHH
— British Geological Survey (@BritGeoSurvey) June 13, 2024
Agjencia zbuloi se aktiviteti u krijua kryesisht nga njerëzit që kërcenin në të njëjtën kohë me muzikën e Taylor, ndërsa kulmi arriti në këngën “…Ready For It?”, ku turma transmetoi 80 kW fuqi (e barasvlefshme me rreth 10-16 bateri makinash).
Nuk është hera e parë që njerëzit shkaktojnë tërmet në koncertet e saj, sidomos gjatë turneut “ERAS”. Gjatë korrikut të kaluar, në Washington, u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.3, i cili ndodhi shumë shpejt.
Swift ka njofuar në Liverpool se turneu i saj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. “Është hera e parë që ia kam pranuar vetes se turneu do të mbarojë në dhjetor. Më parë kisha pasione”, tha këngëtarja para se të këndonte “All Too Well”.
Artikuj të sugjeruar: