Celebrity

David Beckham zbulon nëse do të ketë një ribashkim të “Spice Girls”

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2024

David Beckham zbulon nëse do të ketë një ribashkim të
FOTO: CHARLEY GALLAY/GETTY IMAGES

Me sa duket, ribashkimi për festën e 50-vjetorit të lindjes së Victoria Beckham do të jetë ai që do të mbahet mend nga pjesëtaret e ish-grupit të famshëm muzikor, pavarësisht thashethemeve se gocat do të bëhen bashkë sërish.

Ka qenë David Beckham që përmes një interviste për revistën Variety ka hedhur poshtë shpresat për një ribashkim të grupit Spice Girls, pjesë e të cilit ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Victoria.

“Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë,” u shpreh David në intervistën për kopertinën e revistës.

David Beckham zbulon nëse do të ketë një ribashkim të
FOTO: Dan Doperalski for Variety

Pra, sipas tij nuk ka një bashkim të gocave për një turne muzikor. David thotë se secila prej tyre ka angazhimet dhe jetën personale, shumë ndryshe nga njëra-tjetra. “Por, ato gjithmonë dinë si të bëjnë gjëra së bashku në momente të caktuara,” shtoi ai.

Dhe një prej këtyre momenteve, sigurisht që mbetet ditëlindja e Victoria-s ku të gjitha artistet u bashkuan në festën e ditëlindjes së saj, duke improvizuar edhe këngën hit të tyren të vitit 1998, “Stop”.

Ishte David ai që e regjistroi momentin e veçantë, të cilin më pas e publikoi në internet dhe njerëzit shpërthyen në lutje për një ribashkim të gocave Spice Girls. Në foto dhe video u shfaqën, Victoria, “Mel C”, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe “Mel B” duke kërcyer.

David Beckham zbulon nëse do të ketë një ribashkim të
FOTO: DAVIDBECKHAM/ INSTAGRAM

“Unë e di që kjo është ajo që njerëzit duan, por sinqerisht, mendoj se isha më i emocionuari nga të gjithë,” tha David Beckham gjatë intervistës.

Spice Girls fituan famë në mesin e viteve ’90 dhe shpejt u bënë super të famshme. Ato u ndanë zyrtarisht në vitin 2000 dhe hera e fundit kur u shfaqën bashkë në skenë ishte në vitin 2012 në Lojërat Olimpike të Londrës.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Page Six