Celebrity

Brad Pitt është gati për fëmijë me të dashurën pavarësisht problemeve ligjore me Angelina Jolie

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2024

Brad Pitt është gati për fëmijë me të
FOT NGA ELLE.COM

Brad duket i vendosur në idenë e tij për të zgjeruar familjen me partnerin e re, Ines de Ramon pavarësisht diferencës së moshës. Për aktorin 60-vjeçar, sipas një burimi për DailyMail, kur bëhet fjalë për dashurinë dhe fëmijët, asnjëherë nuk ka pengesë moshe.

Sipas një burimi për këtë tabloid, duket se problemet e fundit ligjore të divorcit mes Brad dhe ish-bashkëshorten Angelina Jolie dhe vendimit të vajzës 18-vjeçare të çiftit për të hequr dorë nga mbiemri Pitt kanë qenë të gjitha situata që kanë ndikuar në forcimin e lidhjes dhe dashurisë mes aktorit dhe partneres 34-vjeçare.

Aktori i “Troy” është i gatshëm për një fillim të ri me Ramon dhe madje, madje Brad mendon se partnerja, në profesion një krijuese bizhuterish, do të ishte një nënë e mrekullueshme.  

“Është shkatërruese për Brad që fëmijët e tij po përpiqen të heqin mbiemrin e aktorit, por Ines ka qenë një burim i vërtetë ngushëllimi dhe kjo çështje duket se i ka afruar ata më shumë me njëri-tjetrin,” u shpreh burimi. Fakti që Brad do të ketë më shumë fëmijë në jetën e tij nuk përjashtohet. Ines është e re dhe Brad thotë se ajo është 100% e denjë për të qenë mama, nëse ajo dëshiron të ketë fëmijë me të. Atij i pëlqen ideja për të ndërtuar një jetë me Inesin.”

Sipas projeksionit të aktorit të famshëm, Ines do të ishte një nënë shumë e përkushtuar, pasi është e durueshme, ka sens humori dhe përshtatet lehtë me çdo situatë.

Brad Pitt është gati për fëmijë me të
FOTO: action press

Marrëdhënia e tensionuar e Pitt me fëmijët e tij, si dhe ndarja nga ish-gruaja Angelina Jolie, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se vajza e tij Shiloh kërkoi të hiqte mbiemrin e babait të saj në ditëlindjen e saj të 18-të. Javën e kaluar, një burim i afërt me aktorin fitues të Oskarit tha se largimi i tij nga jeta e vajzës është një tjetër tregues se ai “ka humbur fëmijët e tij”, sipas People.

Brad dhe Ines janë prej dy vitesh në një romancë, ndërsa zërat thonë se prej shkurtit të këtij viti, ata kanë nisur bashkëjetesën si çift.

Artikuj të sugjeruar: