
Princesha e Uellsit ka publikuar një foto të realizuar nga Matt Porteous, duke pozuar para një peme të madhe në pallatin Winsdor.
Kate Middleton e ka postuar vetëm pak minuta më parë këtë foto, e cila njëherësh është edhe e para që pas videos së muajit mars, ku 42-vjeçarja zbuloi diagnozën e sëmundjes së kancerit.
Nisur nga detajet e fotos, ajo është shkrepur jashtë pallatit mbretëror në Winsdor, ku ajo jeton me princin William dhe tre fëmijët e tyre. Kate duket e veshur thjesht me xhinse dhe një xhaketë sportive në ngjyrat e tokës.

Por, përtej fotos, vëmendjen e ka marrë edhe një letër personale që Kate ka publikuar bashkë me foton e re, ku jep detaje të reja rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe trajtimeve për sëmundjen.
"Jam e mahnitur nga të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe inkurajimit që kam marrë këto dy muajt e fundit. Kjo më ka ndihmuar mua dhe William-in që t’i shohim ndryshe gjërat, sidomos në disa momente të vështira,” thotë ajo.
Kate thotë se trajtimet kundër sëmundjes së kancerit po shkojnë mirë, pavarësisht se në gjithë këtë proces ka “ditë të mira dhe të këqija”.
"Unë jam duke ecur mirë me trajtimin, por siç e di mirë çdo njeri që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija. Në ato ditë të këqija, ju ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t'i dorëzoheni trupit tuaj për të pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshiron të shfrytëzoni çdo moment që të ndiheni mirë,” vazhdoi Kate.

Princesha e Uellsit tha se trajtimi i saj i kancerit do të vazhdojë edhe për "disa muaj të tjerë".
“Në ditët që ndihem mirë, është kënaqësi për mua që të bëj gjërat që më japin energji dhe pozitivet, si edhe të bëj pak punë nga shtëpia,” thekson ajo.
Princesha Kate konfirmoi se e ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e festimeve për ditëlindjen e mbretit Charles dhe kjo ngjarje do të përkojë me herën e parë që Kate Middleton del publikisht në një aktivitet me familjen mbretërore, që pas festimeve për Krishtlindje.
“Mezi pres të marr pjesë në këtë event gjatë fundjavës. Unë po mësohem që të jem e duruar. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke marrë kohën e nevojshme për t'u shëruar. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithëve ju që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua," përfundon Middleton.
Kujtojmë që kjo foto dhe letra personale e Middleton vijnë vetëm pas ditë pas teorive të fundit konspirative mbi shëndetin e saj, ku flitej se 42-vjeçarja po trajtohej në SHBA për sëmundjen, çka e detyroi pallatin mbretëror Kensington që të reagonte në “The Houston Chronicle”, duke saktësuar se ajo po trajtohet në vendin e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Aludimet për përkeqësimin e shëndetit: Thuhet se Kate mund të publikojë një video tjetër
- Kur do të kthehet në publik Kate Middleton?
- Pse William dhe Kate refuzojnë të takojnë princin Harry?
- 13 vite martesë: Historia e dashurisë së Kate dhe princit William është kaq romantike
- Thuhet se shëndeti i mbretit Charles është përkeqësuar dhe po bëhen plane për funeralin e tij
- Kate Middleton hyn në histori si anëtarja e parë e familjes mbretërore që ka këtë titull
Burimi: People