Kinema & TV

Jul Deda ironizon binjakët Veshaj: "I kam kërkuar tek emisionet për njerëzit e humbur"

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2024

Jul Deda ironizon binjakët Veshaj: "I kam kërkuar tek emisionet

Julian Deda, i ftuar në "Top Arena", ka folur ndër të tjera për raportet e tij me binjakët Veshaj, pas daljes nga "BBVA 3". Aktori i humorit nuk i kurseu ironitë për Donaldin dhe Romeon. Ai tha se ka tentuar t’i telefonojë të dy vëllezërit, por i del telefoni i fikur.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon, pas daljes nga “BBVA3”, Juli tha se:

“E kam kërkuar tek emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë telefonit dy apo tre herë, por më del i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë dhe ai duhet të vijë vetë te dashuria e tij,” tha aktori me ironi.

I pyetur nga Erjola Doçi se cili do të ishte fituesi i reality show-t nëse në garë për çmimin e madh do ishin ai, Donaldi, Luizi dhe Iliri, aktori u shpreh:

“Që të mos na qante, do e merrte Donaldi. Por, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit.”

Por, duke i lënë pak mënjanë thumbat, Juli foli edhe për thashethemet që po qarkullojnë se ai dhe Egla po punojnë për një film bashkë.

“Kemi folur në shtëpi për një film hipotetik, por pse jo. Nuk kam asnjë plan apo projekt konkret për film me Eglën. Por, nëse do e kem do e konkretizoj shumë shpejt. Pavarësisht rrugëtimit në Big Brother, Egla është kolege e imja,” përfundoi ai.  

Sa i përket marrëdhënies së tij me Romeon, ata shpeshherë kanë bërë debate brenda shtëpisë, duke kaluar edhe në ofendime dhe çështje personale.

Artikuj të sugjeruar: