
Princesha e Uellsit ka dalë për herë të parë në publik që prej muajit mars, periudhë kur ajo foli hapur për diagnozën e kancerit.
Kate Middleton u pa duke mbërritur në pallatin mbretëror Buckingham me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles, detaj që ajo e zbuloi dje përmes një fotoje dhe përditësimit për gjendjen e saj shëndetësore.
Me një buzëqeshje në fytyrë, e veshur me një fustan të bardhë dhe kapelë me fjongo të madhe, Kate u pa si fillim në makinë bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, ndërsa në disa foto të tjera ajo shfaqet duke u futur në hyrje të pallatit mbretëror në shoqërinë e dy fëmijëve më të mëdhenj të familjes.

Ditën e djeshme, princesha bëri një përditësim për gjendjen e saj shëndetësore, duke dhënë detaje nga kimioterapia te rikthimi i mundshëm në publik.

"Unë jam duke ecur mirë me trajtimin, por siç e di mirë çdo njeri që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe të këqija. Në ato ditë të këqija, ju ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t'i dorëzoheni trupit tuaj për të pushuar", u shpreh ajo, duke shtuar se ka dhe ditë të mira.

Princesha Kate e konfirmoi që dje faktin se e kishte në plan të merrte pjesë në ceremoninë e festimeve për ditëlindjen e mbretit Charles dhe kjo ngjarje përkon edhe me herën e parë që Kate Middleton del publikisht në një aktivitet me familjen mbretërore, që pas festimeve për Krishtlindje.
Artikuj të sugjeruar: