
Pas dy viteve martesë, duket se Kourtney dhe Travis më në fund janë gati për të jetuar nën një çati. Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kourtney shpjegoi se u desh kohë që ajo dhe partneri të merrnin vendimin, kjo edhe për hir të fëmijëve të tyre.
"Travis dhe unë kemi marrë kohën që na duhej për të kuptuar nëse duhet të jetonim bashkë në një shtëpi, sepe fëmijët tanë duken shumë rehat në shtëpitë respektive dhe hapësirat e tyre,” tha ajo.
Por, Kourtney zbuloi se bashkë me Travis kanë ndërmend që të bëjnë një ndërrim shtëpish për momentin, deri në përfundimin e punimeve.
"Duket sikur kemi krijuar një plan për momentin," tha ajo. "Ne do të shkojmë në shtëpinë e Travis, e cila është vetëm pak metra më larg dhe do të rindërtojmë shtëpinë time në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund të jemi të gjithë bashkë dhe gati për të jetuar së bashku nën një çati me bebushin.”

Kourtney dhe Travis u bënë prindër të një djali në nëntorin e vitit të kaluar, ndërkohë që ajo ka tre fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme me Scott Disick, ndërsa Barker ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e tij me Shanna Moakler.
Pjesëtarja e familjes Kardashian ka folur edhe më parë për idenë e të jetuarit të gjithë bashkë, ndërsa prej dy vitesh ata janë në shtëpi të ndara pavarësisht martesës dhe lindjes së djalit.
Por, duket se dyshja e famshme e ka ndarë mendjen për të jetesuar bashkë dhe kjo është vetëm çështje muajsh.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle