Nedim Bajrami është çun rekordesh! Futbollistit iu deshën vetëm 23 sekonda për të shënuar golin e parë për Shqipërinë dhe për të vendosur rekordin për golin më të shpejtë në një ndeshje për kupën e Europës.
Bajrami kaloi rekordin e vendosur nga Dmitri Kirichenko, i cili ka shënuar gol në 67 sekondat e para, në ndeshjen Rusi - Greqi në vitin 2004.
Bajrami, i cili luan për Sassuolo-n në Itali, ngriti peshë zemrat e tifozëve shqiptarë, megjithëse Bastoni shënoi në minutën e 11. Më pas, Nicoli Barrella i çoi në avantazh “axurrët” në minutën e 16.