Celebrity

Joe Alwyn flet për herë të parë pas ndarjes nga Taylor Swift: “Një periudhë e vështirë”

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2024

Joe Alwyn flet për herë të parë pas ndarjes nga Taylor

Joe Alwyn dhe Taylor Swift u ndanë para më shumë se një viti, por aktori ka folur për herë të parë në një intervistë për The Sunday Times, ku është shprehur se lidhja e tyre 6-vjeçare ka qenë një marrëdhënie e gjatë, e mbushur me dashuri dhe përkushtim.

Joe Alwyn flet për herë të parë pas ndarjes nga Taylor
CHRISTOPHER POLK/NBC/NBCU PHOTO BANK

Ai iu përgjigj pyetjes se a e ka dëgjuar albumin e ri të ish-të dashurës, “The Tortured Poets Department”, për të cilin njerëzit mendojnë se ka këngë dedikuar pikërisht aktorit, duke thënë: 

“Duke menduar për atë që dua të them, shpresoj që të gjithë të kenë empati. Kjo nuk është një përgjigje e drejtpërdrejtë për pyetjen tuaj, por vetëm duke menduar për albumin mund të flas për të. Unë shpresoj që të gjithë të kenë empati dhe të kuptojnë vështirësitë që vijnë me fundin e një marrëdhënieje të gjatë, të dashur dhe plot përkushtim, për më shumë se 6 vite e gjysmë”.

Më tej, ai pranoi se kjo është një periudhë e vështirë për ta kaluar.

Në prill të vitit 2023, u raportua se Joe dhe Tay ishin ndarë. ET raportoi se ata u ndanë në mënyrë miqësore, pa drama. Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë private dhe dihet shumë pak për të. Ata u takua në Met Gala në vitin 2016 dhe në vitin 2017, lidhja e tyre u bë publike.

Joe Alwyn flet për herë të parë pas ndarjes nga Taylor
Getty Images

Sot, Tay është e lidhur me futbollistin Travis Kelce.

Artikuj të sugjeruar: