Celebrity

Të shkojë ku të shkojë! Thuhet se J.Lo nuk do të mundohet më të shpëtojë martesën me Ben

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2024

Të shkojë ku të shkojë! Thuhet se J.Lo nuk do të
Getty

J.Lo nuk do të përpiqet më të shpëtojë martesën e saj me Ben Affleck, thonë burime pranë Daily Mail, pasi është lodhur dhe vërtet është munduar që të lërë pas problemet me aktorin.

“Jenny ka kaluar mjaftueshëm dhe është vërtet e lodhur. Nuk mund të bëjë më shumë, pasi nuk ka përmirësime, por përkeqësime” u shpreh personi anonim.

Ndërkohë, ylli i muzikës po bën më të mirën për t’u përqendruar te vetja dhe fëmijët e saj, binjakët Max dhe Emme, 16 vjeç.

Të shkojë ku të shkojë! Thuhet se J.Lo nuk do të
Getty

Një tjetër burim tha se J.Lo është e shokuar nga mënyra se si media po e portretizon ndarjen e saj dhe se si po e fajëson për krizën në marrëdhënien e saj, sidomos për fotot që paparacët shkrepin, ku Ben duket i acaruar.

Të shkojë ku të shkojë! Thuhet se J.Lo nuk do të

Megjithatë, Lopez dhe Affleck janë takuar, pasi festuan diplomimin e djalit të Ben, Samuel. Ajo u fotografua në event me binjakët e saj, por nuk u shfaq bashkë me Ben në ceremoni. Javën e kaluar u fotografua duke drekuar me vajzën e Ben, Violet, për të cilën aktori bashkëprindëron me ish-gruan, Jennifer Garner.

Të shkojë ku të shkojë! Thuhet se J.Lo nuk do të

Çifti ndezi thashethemet për divorc, pasi u raportua se po jetojnë në shtëpi të ndara dhe se në marrëdhënien e tyre ka një krizë. Zërat u shtuan kur ata e vendosën shtëpinë e tyre të përbashkët në shitje në fillim të qershorit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj krize në martesën e çiftit.

Artikuj të sugjeruar: