
Mënyra se si flisni me fëmijët bëhet zëri i tyre i brendshëm gjatë gjithë jetës. "Fëmijëria është një periudhë kritike për zhvillimin," thotë psikologia klinike Beth Pausic. "Në një nivel emocional, ky zhvillim lidhet me formimin e identitetit, mësimin e rregullimit emocional, zhvillimin e aftësive sociale etj.”
Por, duket se mënyra e diskutimit, madje edhe kritikat e vazhdueshme që mund t’u bëni atyre kur janë fëmijë janë vendimtare për personat që ata bëhen në të ardhmen.
Ja tiparet që zhvillohen me kalimin e moshës sipas psikologes Gayle MacBride:
#1 Vetëvlerësim i ulët
Pra, ju është thënë vazhdimisht se nuk e meritoni dashurinë, mirësinë apo respektin si fëmijë? Atëherë, prisni pasojat si të rritur! Vetëvlerësimi i ulët është një nga tiparet kryesore që zhvillohen kur ju kritikoni shpesh dhe këto shenja janë kontakti i paktë me sy, vështirësia për të mbrojtur veten etj.
#2 Perfeksionizmi
Nëse dështimi nuk tolerohej në fëmijëri, është e natyrshme që të kërkoni 100% perfeksionizmin në moshë madhore. Kjo, edhe nëse e dini se përsosmëria nuk ekziston.
#3 Flisni negativisht me veten
Ai zëri kritik i brendshëm është pasojë e njerëzve që kritikoheshin vazhdimisht si fëmijë dhe ky model është i vështirë të thyhet me kalimin e viteve.
#4 Pranoni me vështirësi komplimentet
Kur dikush ju kritikon gjatë gjithë kohës, komplimentet e sinqerta i bëjnë këta njerëz të ndihen konfuzë ose të ndjejnë se nuk i meritojnë ato.
#5 Bëheni super kritikë ndaj të tjerëve
Njerëzit që janë nënshtruar në mënyrë kronike si fëmijë mund të mos jenë thjesht të ashpër me veten e tyre, por ata kërkojnë vazhdimisht gabime dhe probleme edhe të palët e tjera.
#6 Qëndrim mbrojtës
Njerëzit që kritikohen shpesh si fëmijë mund të ndihen sikur janë vazhdimisht nën vëzhgim nga të tjerët, ndaj mbajnë një qëndrim mbrojtës sepse presin kritika dhe sulme.
#7 Ankthi social
Nëse rriteni në një mjedis ku reagimet negative dhe kritike janë të vazhdueshme, ju mund të përjetoni ankth social si të rritur sepse nuk prisni kurrë vlerësime apo qasje pozitive nga të tjerët.
#8 Ndjesi krahasimi
Krahasimi është “hajduti i lumturisë”, por kjo ndodh shpesh te njerëzit që janë kritikuar si të vegjël sepse ata thjesht nuk besojnë te aftësitë e tyre.
#9 Kërkoni vazhdimisht falje
Fëmijët mësojnë të kërkojnë falje si një mënyrë për të mbijetuar në një mjedis shumë kritik.
#10 Keni vështirësi në rregullimin e emocioneve
Nëse fëmijët nuk mësojnë se emocionet e tyre janë të vlefshme dhe normale, ata mund të përballen me sfida për të rregulluar emocionet e tyre si të rritur.
Artikuj të sugjeruar: