E dini që erëzat janë çelësi për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme? Më shumë se sa thjesht një shije, erëzat kanë shumë ndikim në shëndetin e trurit, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin, nivelet e energjisë dhe funksionin njohës.
Mjeku neurolog Brandon Crawford, dallon pesë erëzat më të mirat që kanë më shumë ndikim në mirëqenien e përgjithshme, sidomos shëndetin e trurit.
#1 Piperi i zi

Ndoshta erëza më e zakonshme në këtë listë është piperi i zi. Kjo erëz përmban piperinë, një përbërës që përmirëson kujtesën dhe funksionin njohës duke rritur aktivitetin e neurotransmetuesve në tru.
#2 Kanella

Një dozë ditore kanelle mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit. Kanella shtohet lehtësisht në smoothie të ndryshëm apo gatime të shijshme, pasi ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe duke ulur rezistencën ndaj saj.
#3 Pluhuri i xhenxhefilit

I përdorur në mjekësinë kineze dhe indiane për mijëra vjet, xhenxhefili vjen nga rrënjët e bimës zingiber. Ai përmban gingerol, një përbërës që ka veti të fuqishme anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Xhenxhefili mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit njohës, duke ulur inflamacionin dhe nivelet e stresit kronik.
#4 Arrëmyshk

Arrëmyshku ka një përbërës që quhet myristicin që njihet për përmirësimin e kujtesës dhe parandalon degjenerimin e rrugëve nervore.
#5 Shafrani i Indisë

Rrënja e kësaj erëze përmban kurkumën, një përbërës me veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante. I njohur si "ari" i mbretërisë së bimëve, shafrani i Indisë ndikon në detoksifikimin e mëlçisë dhe shërben si një lehtësues natyral i dhimbjeve.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: New York Post