Ushqim & Pije

Pse ngrirja e bukës nuk është një ide e mirë

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2024

Pse ngrirja e bukës nuk është një ide e mirë
FOTO: Shutterstock

Le ta pranojmë që shumica prej nesh përpiqen që ta shmangin idenë hedhjes poshtë të ushqimit dhe buka është një prej këtyre. Nëse nuk mund ta përfshini në gatime apo receta të ndryshme, ndodh që buka të përfundojë në koshin e plehrave, por përtej kësaj ka njerëz që e fusin në ngrirjen e frigoriferit për ta ruajtur sa më gjatë.

Por, specialistët thonë se nuk duhet ta bëni këtë dhe ka disa arsye:

-Ngrirësit në frigorifer shpesh ngjajnë me një përzierje kaotike, mes mishit, peshkut apo perimeve. Por, e dini që disa prej këtyre artikujve përmbajnë baktere të dëmshme. Kur fusni atyre një pjesë nga buka, ndodh që këto baktere të ngjiten aty.

-Bakteret, majaja dhe myku në bukën tuaj thjesht mund të flenë në temperatura të ftohta. Por, sapo ju e shkrini bukën ato “rizgjohen” dhe fillojnë të shumohen përsëri. Kjo do të thotë më shumë shanse për infeksione nga ushqimi.

-Buka nuk rrezikohet vetëm nga bakteret, por edhe nga aromat. Ngrirja e frigoriferit mund të jetë edhe një kaos aromatik, nga peshku, hudhra, akullorja apo mishi. Nëse buka nuk është e paketuar siç duhet para ngrirjes, ajo mund të thithë këto erë. Kjo jo vetëm që shkatërron shijen, por mund të sinjalizojë ndotje nga përbërës të tjerë që gjenden te ngrirja.

-Një tjetër problem është ndryshimi i strukturës kur ngrini bukën dhe më pas e shkrini atë. Buka humbet brendësinë apo koren e thatë duke u kthyer në një masë të lëngshme.  

Nëse dëshironi ta mbani bukën tuaj të freskët më gjatë pa përdorur frigoriferit, ka metoda të tjera, nga ruajtja në një mbajtëse hermetike apo të përdorni më shpesh furrën e sobës duke e ngrohur për ta konsumuar bukën të freskët.

Artikuj të sugjeruar: