
Kourtney Kardashian publikoi urimin për bashkëshortin e saj Travis Barker, por njerëzit vunë re mungesën e një urimi për ish-partnerin me të cilin ka tre fëmijë, Scott Disick. Ylli i “The Kardashian”, 45 vjeç, publikoi urimin e ëmbël për Ditën e Baballarëve, ku shkroi se është mëse mirënjohëse për të shoqin.
“Gëzuar Ditën e Baballarëve @travisbarker! Jam përtej mirënjohëse për babin që je për vogëlushin dhe fëmijët tanë. Ti na mban të sigurt, të mbrojtur dhe kujdesesh për ne. Të kem një familje me ty është parajsë”, shkroi ajo.
View this post on Instagram
Menjëherë njerëzit komentuan, duke thënë se ajo tregoi mungesë respekti ndaj Scott Disick, me të cilin ka tre fëmijë, Mason, 14 vjeç, Peneloje, 11 vjeç dhe Reign, 9 vjeç. “Mendoj se është mungesë totale respekti që ti nuk ke përfshirë fëmijët e tjerë me Scott. Ai është i ati i tre fëmijëve të tu, në rast se e ke harruar atë dhe fëmijët”, shkroi dikush. “Po Scott?! Mirënjohëse për babain e TË GJITHË fëmijëve?”, pyeti një tjetër. “Po sa i përket babait të tre fëmijëve të tu…Scott? Është çmenduri që nuk e ke falenderuar”, u shpreh një tjetër përdorues i Instagram-it.
Sipas TMZ, Scott e kaloi Ditën e Baballarëve me 3 fëmijët e tij, duke darkuar te restoranti i famshëm Nobu në Malibu. Scott dhe Kardashian kanë qenë të lidhur për një periudhë të gjatë kohore, nga viti 2006 deri në 2015-ën, kur u ndanë përfundimisht.
Më pas, Kourt u lidh me Travis, u martuan dhe u bënë prindër të një djali, Rocky.
Artikuj të sugjeruar: