Lëkura

Bëj ç’të duash këtë verë, por mos merr shembullin e Loredanës!

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2024

Bëj ç’të duash këtë verë, por mos merr

Çkemi, njerëz të djersitur dhe kuriozë? Tani që na klikove, na lejo të të shpjegojmë se përse nuk duhet të marrësh shembullin e Loredanës dhe të vendosësh SPF kur ke kontakt me diellin.

Rishtazi, Loredana ka publikuar një album me foto me të dashurin e saj, futbollistin Karim Adeyemi dhe në foton e parë, shfaqet këngëtarja e skuqur/ e djegur nga dielli. Në foto, ajo shfaqet e veshur me një palë rroba banjo të zeza, ndërsa mban telefonin për të shkrepur foton.

Bëj ç’të duash këtë verë, por mos merr

Nuk të duhet t’ia ngulësh sytë gjatë fotos në fjalë, për të parë se Loredana është skuqur shumë nga dielli, pasi me shumë gjasa, ose nuk ka vendosur fare SPF, ose e ka harruar ta riaplikojë atë. Nuk duam ta mendojmë se sa shumë do t’i dhembë dhe djegë trupi, madje mund të ketë edhe temperaturë, ndaj të sugjerojmë që për ta shmangur të gjithë këtë, vendos SPF.

Nëse je nga ata njerëzit që mendon se nuk duhet të përdorësh SPF, keq na vjen të të informojmë, por po gabon. Praktikisht, çdo njeri që është mbi 6-muajsh sugjerohet përdorimi i SPF. Për bebet nën 6-muajshe rekomandohet që të qëndrojnë në hije dhe të vishen me rroba që kanë materiale që i mbrojnë nga dielli. Për këdo tjetër, një krem dielli me SPF 30 ose më sipër është tejet e nevojshme.

SPF që duhet të përdorësh?

Ti e di vetë, por ne të themi se cila SPF të mbron më shumë:

SPF 30 bllokon 97% të rrezeve UV
SPF 50 bllokon 98% të rrezeve UV
SPF 100 bllokon 99% të rrezeve UV

Edhe një sqarim: Njerëzit që kanë tone më të errëta lëkure dhe kanë tendencën të digjen më ngadalë nga dielli, nuk do të thotë që nuk do të preken nga problemet dhe kanceri i lëkurës, ndaj nuk mund të shpëtojnë nga përdorimi i SPF.

Që të jemi të qartë: Rrugës për në punë, për në shkollë, për në kafe, për në restorant, për në plazh (e sidomos në plazh), nuk duhet që në fytyrën dhe trupin tënd të mungojë SPF! Mos harro edhe ta riaplikosh.

Mund të dukemi pak të ashpër, por e kemi për të mirën tënde. :)

Artikuj të sugjeruar: