Showbiz dhe TV

Mozzik na tregoi më shumë për të dashurën e re, të cilën e paska pasur qejf prej kohësh

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2024

Mozzik na tregoi më shumë për të dashurën e re, të

Mozzik, në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini, ka konfirmuar lidhjen e tij me Lotina Hazirin, duke e bërë të qartë se është shumë mirë dhe i lumtur. Reperi tregoi ndër të tjera se i ka shkruar prej kohësh dhe se e ka pasur qejf për një kohë të gjatë.

Fillimisht, reperi tha se nuk ka qenë fare rastësi lidhja me të:

“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur...”.

Më tej, shtoi se të dashurës i ka shkruar prej kohësh, çka tregon që ka pasur një pëlqim të vjetër dhe të bukur:

“Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë”.

Sa i përket lidhjes së tyre, nuk dihet se kur ka nisur, por mediave u ra në sy fakti që ata të dy publikonin shpesh foto nga i njëjti vend, kur ishin me pushime në Tanzani. Lotina, ashtu si Mozzik, e ka konfirmuar romancën përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Mozi day everyday”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Mund të themi se Mozzik e paska manifestuar dashurinë.

Artikuj të sugjeuar: