
Duket se mediat sociale janë zyrtarisht edhe një platformë për të marrë formulat më të mira të mirëqenies së përgjithshme, madje edhe kur bëhet fjalë për gocat e famshme. Dua Lipa e ka një përgjigje për këtë...Mjaftoi një foto me një filxhan matcha në dorë dhe njerëzit e morën përgjigjen.
Një filxhan me këtë pije në mëngjes, është zgjidhja për një rutinë mirëqenieje gjatë gjithë ditës.
Nëse mund ta kapërceni disi atë shijen e veçantë dhe pak të hidhur, të paktën dijeni se matcha ka shumë përfitime në organizëm. Një alternativë fantastike sipas nutricionistes Lucy Miller që mund të zëvendësojë kafenë në mëngjes.
View this post on Instagram
Kjo pije përmban rreth 70 miligramë kafeinë, në krahasim me 120 miligramët e kafesë klasike, përpos faktit që matcha përmirëson nivelet e përqendrimit dhe energjisë gjatë gjithë ditës.
Me një përbërës të quajtur L-theanine që parandalon ankthin dhe nervozizmin, kjo lloj pijeje është fantastike edhe për personat që kanë probleme me stresin.
Nutricionistja Lucy Miller thotë për “Vogue” se është matcha është plot me katekina, një anti-oksidant natyral, plus ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe mund të përmirësojë funksionin e trurit. Kjo pije gjithashtu rrit nivelet e hormoneve tona të lumturisë, serotoninës dhe dopaminës.
Çfarë është matcha?
Matcha është një çaj jeshil i pasur me elemente të shëndetshme. Një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë anti-oksidues. Matcha e ka origjinën nga rajonet e thella të Japonisë.
Vlerat e matcha-s:
- Përmban vitamina dhe minerale
- Është e pasur me polifenol (antioksidues) që mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës si dhe ka efekt kundër moshës
- Ndihmon në përqendrim
-Shton ndjesinë e qetësisë dhe relaksit
Si ta përgatisni pijen matcha:
-Hidhni një lugë çaji matcha në një enë porcelani
-Në një enë tjetër zieni pak ujë dhe lëreni të ftohet për pesë minuta
-Përziejini ujin dhe pluhurin mirë derisa të shkumëzohet pak dhe të bëhet një masë e njëtrajtshme
-Nëse doni ta holloni, hidhini më shumë ujë
Artikuj të sugjeruar:
- Do një tatuazh që simbolizon transformimin? Ja ku i ke ca ide që do të të frymëzojnë
- Dua Lipa e çon trendin e kësaj vere në një tjetër nivel ^^
- Jemi të bindur se thonjtë “shah” të Dua Lipës do të jenë fiksimi i këtij sezoni
- Nisur nga Dua Lipa: Ca teknika që të ndihmojnë të krijosh bishtkalin e përsosur
- Dua Lipa thotë se nuk ka një terapist, por gjithnjë këshillohet me astrologen
Burimi: Vogue