Sport

Klaus Gjasula, lojtari i parë që shënon autogol dhe gol në kampionatin europian

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2024

Klaus Gjasula, lojtari i parë që shënon autogol dhe gol në

Klaus Gjasula është padyshim njeriu i ndeshjes në këtë ndeshje mes Kroacisë dhe Shqipërisë, duke hyrë në historinë e kampionatit europian si futbollisti që ka shënuar autogol dhe gol në të njëjtën ndeshje, sipas OPTA.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Fillimisht, Gjasula ngriu zemrat e shqiptarëve, pasi shënoi autogol në minutën e 76-të të ndeshjes, duke e çuar Kroacinë në avantazh. Më pas, në pjesën e shtesës, bëri gol për kombëtaren, duke e çuar rezultatin në 2 me 2. Kjo ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe një arritje e madhe për kombëtaren tonë.
 
Gjithsesi, ky kampionat duket se është i shqiptarëve, pasi Gjasula është i pari futbollist që dhuron një spektakël të tillë. Duhet theksuar se Klausi njihet për thyerje rekordesh, pasi 4 vite më parë, ai ka thyer rekord për marrjen e kartonëve të verdhë në Bundesliga. Gjasula është ndëshkuar 14 herë gjatë një sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Squawka Football (@squawkafootball)

Sa i përket Euro 2024, edhe futbollisti Nedim Bajrami ka regjistruar emrin e tij në histori, si i pari futbollist që shënon për 23 sekonda, duke mahnitur Italinë dhe gjithë adhuruesit e futbollit.

Klaus Gjasula, lojtari i parë që shënon autogol dhe gol në
 
Gjithashtu, një tjetër trend që nisi Shqipëria ishte ai i thyerjes së spaghetti-ve përpara tifozëve italianë, i cili u ndoq edhe nga tifozë të skuadrave të tjera. Rasti i fundit? Austriakët thyen baguette-n ikonike të Francës, duke ngjallur të qeshura në skuadrën tjetër. Epo, shqipot e bëjnë më së miri, kështu që bota ka shumë për të mësuar prej nesh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Artikuj të sugjeruar: