Celebrity

Ç’ndodhi? Kylie Jenner shpërthen në lot pas komenteve në rrjet

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2024

Ç’ndodhi? Kylie Jenner shpërthen në lot pas komenteve
Dia Diasupil/ Getty Images

Kanë mjaftuar disa komente nga njerëzit nëpër rrjetet sociale që Kylie Jenner të shpërthejë në lot gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”. E prekur, teksa fliste për kritikat e njerëzve ndaj pamjes së saj, Kylie tha se:

"Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim për t’u parë në pasqyrë për të menduar që jam e bukur," tha ajo.

Kylie foli për vendimin e heqjes së fillers në buzë dhe në zona të tjera, pasi komentues të ndryshëm në rrjete sociale i thonin se sa “e moshuar” dukej pa to.

Ç’ndodhi? Kylie Jenner shpërthen në lot pas komenteve

"Unë akoma nuk e di pse njerëzit mendojnë se është normale të flasësh për mua? Unë kurrë nuk kam qarë për gjë më parë, por mendoj se vërtet më prek si situatë," vijoi Jenner.

26-vjeçarja tha se është përballur me plot komente të kësaj natyre që e shenjëstronin duke i treguar se ajo gati e transformuar fytyrën e saj.

"Edhe nëse kam bërë kaq shumë operacione, mendoj se nuk është normale të flasësh për pamjen e dikujt tjetër. Para se të hiqja mbushësin e buzëve, njerëzit sërish flisnin për pamjen time,” tha Kylie, duke fshirë lotët. "Është kaq e dhimbshme".

Por, ishte e motra e saj Kendall që i doli në mbrojtje Kylie-t duke e siguruar se nuk është dukur kurrë më e re dhe më mirë se tani.

“Pavarësisht se sa shumë flasim për këtë, të gjithë do të mendojnë se unë kam bërë një ndryshim total të fytyrës,” i tha Kendall motrës së saj më të vogël. “Por, kjo është diçka për të cilën duhet kemi imunitetin për të përballuar çdo valë komentesh fyese dhe jo vetëm,” përfunduan motrat Kardashians.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: E News