
Për mirë ose për keq, disa stereotipe janë të vërteta, duke përfshirë edhe një studimi të ri, që zbulon se burrat hanë më shumë mish të kuq se gratë.
Hulumtimi, i botuar në revistën “Nature Scientific Reports”, analizoi zakonet e konsumit të këtij mishi tek 21 mijë njerëz nga 23 vende të ndryshme të botës dhe përfundimi tregoi se burrat hanin më shumë mish se gratë.
Cilat janë përfitimet shëndetësore të mishit të kuq?
Mishi i kuq është i pasur me proteina, vitamina B, hekur dhe zink, sipas dietologes Michelle Routhenstein.
Proteina është lëndë djegëse e vlefshme për ndërtimin e muskujve dhe kockave dhe vitaminat B ndikojnë në shëndetin e trurit dhe prodhimin e qelizave të gjakut. Zinku, ka efekt direkt në forcimin e sistemit imunitar, ndërsa hekuri siguron që oksigjeni të transportohet në mënyrë efikase në të gjithë trupin tuaj dhe ndihmon në prodhimin e disa hormoneve.
Por, cilat janë rreziqet?
Mishi i kuq është i pasur me yndyra të ngopura, të cilat janë shumë të pasura për gjakun tonë. Yndyrat e ngopura kontribuojnë në nivele të larta të kolesterolit "të keq” dhe formimin e pllakave që bllokojnë dhe ngurtësojnë arteriet.
Një studim i “Oxford University” i botuar në vitin 2023 zbuloi se njerëzit që kishin dieta të pasura me mish të kuq të papërpunuar ishin në një rrezik 9% më të madh për të pasur sëmundje të zemrës. Ata që hanin sa më shumë mish të kuq të përpunuar, kishin 18% më shumë rrezik.
A ka dallime në mënyrën se si mishi i kuq ndikon tek burrat dhe gratë?
Burrat dhe gratë marrin të njëjtat lëndë ushqyese nga mishi i kuq, por nevojat e tyre janë të ndryshme. Ndërsa burrat dhe gratë kanë nevojë për proteina dhe hekur për të ndërtuar muskuj dhe për të transportuar oksigjen përmes qarkullimit të gjakut, burrat thjesht nuk kanë nevojë për hekur shtesë, përveç nëse janë sportistë.
Por, të dhënat tregojnë se rreziqet që sjell ngrënia e tepërt e mishit të kuq janë në thelb të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë, sipas dietologes Edwina Clarke. Një studim i vitit 2023 i botuar në “ European Heart Journal zbuloi se nivelet e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit ishin njësoj të larta për burrat dhe gratë që konsumonin shumë mish të kuq.
A duhet që gratë të hanë më pak mish të kuq se burrat?
Një gjë është e sigurt: mishi i kuq duhet të konsumohet sa më pak dhe në sasi të moderuar. Nëse gratë shtatzëna, për shkak edhe të problemeve me nivelet e hekurit kanë më shumë nevojë për mish të kuq, nëse do shihnit regjimin ushqimor në Zonat Blu që njihen edhe për jetëgjatësinë më të lartë të popullsisë, ato kanë shumë pak sasi mishi të kuq ose aspak.
Pra, ky është një goxha tregues apo jo?
Artikuj të sugjeruar: