Femijë

Si t’i vendosni kufij fëmijëve për rrjetet sociale: Disa këshilla për prindërit

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2024

Si t’i vendosni kufij fëmijëve për rrjetet sociale: Disa
FOTO: Getty Images

Prindërit e dinë se një nga betejat e përditshme me fëmijët është përdorimi i telefonit për orë të tëra, hapja e rrjeteve sociale, mungesa e kontrollit ndaj pajisjeve elektronike të fëmijëve etj. Por, nëse të gjithë presin për një ndryshim pozitiv, ka disa gjëra që prindërit mund t’i bëjnë sipas Mitchell Prinstein psikolog në New York.

Ja cilat janë hapat që ju si prindër duhet të ndërmerrni për një ekuilibër më të pranueshëm mes fëmijëve dhe raportit të tyre me rrjetet sociale dhe pajisjet elektronike.

-Blijini fëmijës një “telefon memec”

Prinstein nxit prindërit që të shmangin përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse prindërit mendojnë se fëmijët kanë nevojë për një telefon që të mund të komunikojnë me ta për marrjen dhe largimin për në shkollë ose aktivitete të ndryshme, ai sugjeron një telefon memec, pra pa internet.

-Kur fëmijët kanë rrjete sociale, mbani mend se rregullat i vendosni ju

Në momentin që prindërit i lejojnë fëmijët që të kenë rrjete sociale, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se niveli i pjekurisë së çdo fëmije është i ndryshëm dhe kështu duhet të sigurohen që fëmija i tyre të ketë mësuar aftësitë që i nevojiten për të përdorur rrjetet sociale në mënyrë të sigurt. Krijimi i një plani përdorimi dhe vendosja e limiteve kohore janë domosdoshmëri.

-Bëni aktivitete në natyrë me fëmijët

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shëtitje, për të ngrënë darkë ose për të luajtur një lojë familjare tavoline, Spencer inkurajon prindërit të krijojnë "përvoja të përbashkëta pozitive" me fëmijët e tyre pa telefon, Ipad, kompjuter etj.

-Vendosni limite kohore për fëmijën tuaj

Përdorni kontrollet prindërore për të kufizuar se cilat orë dhe sa orë përdorin fëmijët në rrjetet sociale çdo ditë.

-Vendosini pajisjet elektronike larg vendit ku flenë fëmijët

Pavarësisht nëse është një vend i caktuar në kuzhinë ose një sirtar në dhomën e gjumit të prindërve, Spencer thotë se "këto pajisje nuk duhet të jenë në të njëjtin vend ku flenë fëmijët. Vendosini pajisjet larg që të që siguroheni se fëmijët flenë të mbrojtur nga tetë deri në nëntë orë gjatë natës.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Yahoo