Make-Up

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat duhet ta provojnë këtë sezon

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2024

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: @haileybieber/instagram

E mbani mend verën e kaluar dhe fiksimin e gocave pas make up-it që frymëzohej nga frutat? Nuanca luleshtrydheje, tone karotë apo kanelle për sytë, ka pasur disa trende të tilla që kanë qarkulluar dhe vajzat i kanë praktikuar për një super transformim në portret.

Por, vera e këtij viti duket se ka lidhje me frutat dhe “peach girl” është përgjigjja. Mollëzat e përflakura nga tonet e pjeshkës janë zgjidhja perfekte për ditët e plazhit në vijim.

Siç kuptohet edhe nga emri, grimi “peach girl” i referohet të gjithë paletës së toneve të pjeshkës. Mund ta aplikoni në mollëza, buzë, sy, madje edhe në ballin tuaj për të konturuar pa shumë mundim portretin tuaj bashkë me nuancat njëngjyrëshe.

Skuqja e pjeshkës është për momentin një nga trendet e make up-it, ndaj gocat mund të fillojnë ta eksperimentojnë.

“Gjëja e preferuar në lidhje me skuqjen e pjeshkës është efekti i artë që krijon në lëkurë, për një pamje sa më të bukur dhe natyrale,” u shpreh grimieri Patrick Ta.

#1

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: @patrickta

#2

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: @patrickta

#3

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: PINTEREST

#4

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: @sabrinacarpenter

#5

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: PINTEREST

#6

Çfarë është “peach girl”, grimi që vajzat
FOTO: PINTEREST

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Bustle