Ushqim & Pije

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund t'i përgatisni në shtëpi

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2024

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Sandra Lee

Ndodh thuajse çdo verë! Pra, ju blini shalqi që duket super i shijshëm nga ngjyra dhe lëkura, e konsumoni dhe pjesa tjetër mbetet gjatë në frigorifer. Nëse nuk doni që ta hidhni pjesën e mbetur, ju mund të përgatisni receta të shpejta dhe të shijshme pijesh dhe sallatrash që kanë si bazë shalqirin.

#1 Koktej margarita & shalqi

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Sandra Lee

Përbërësit:

4 gota me shalqi të grirë
½ filxhan rum
1/3 filxhan liker 
1/3 filxhan me lëng gëlqereje
1 lugë mjaltë
½ lëngut të një limoni
Pak kripë

Përgatitja:

Shalqirin e pastruar vendoseni në ngrirje që të qëndrojë gjatë gjithë natës. Fërkoni buzët e dy gotave me kripë dhe lërini mënjanë. Hidhni rum, lëngun e limonit dhe kalojini në shtrydhëse. Shtoni akullin, shalqirin, mjaltin dhe përziejini mirë. Kullojeni në një gotë, zbukurojeni me feta lime dhe shërbejeni.

#2 Sallatë pikante me shalqi

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Johnny Miller

Përbërësit:

4 feta shalqi
1 tufë rukola
1 tufë borzilok
300 gramë djathë i bardhë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle fara susami
Pak tabasko

Përgatitja:
Vendosim në një tas rukolën, sallatën jeshile dhe fetat e shalqirit. Shtojmë më pas djathin e bardhë të prerë në kubikë dhe gjethet e borzilokut. E rregullojmë sallatën me vaj ulliri, lëng limoni, tabasko dhe pak fara susami.

#3 Shalqi i ngrirë si pije

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Cupcake Diaries

Përbërësit:

Shalqi i prerë në copa

½ gotë me vodka
1 lugë sheqer pluhur
Akull i grimcuar
1 fetë lime për zbukurim

Përgatitja:

Fillimisht, merrni shalqirin, vodkën dhe sheqerin dhe futini në një grirës për 10 sekonda, deri sa shalqiri të bëhet i lëngshëm. Më pas, shtoni akullin dhe përziejini të gjithë përbërësit. Zbukurojeni gotën me një copëz lime të freskët dhe shërbejeni të ftohtë.

#4 Granita shalqiri

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Cupcake Diaries

Përbërësit:

500g shalqi i pastruar nga farat
100 gramë sheqer  

500 ml ujë

Përgatitja:
Ujin dhe sheqerin i përziejmë në një tenxhere, pastaj i vëmë në sobë me temperaturë të ulët derisa të marrin valë. Kur sherbeti të ftohet e bashkojmë me pjesën tjetër dhe e vendosim sasinë e përftuar në ngrirje për një orë. E shërbeni sipas dëshirës me shalqi, çokollatë etj.

#5 Sallatë me shalqi

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund

Përbërësit:

2 gota me shalqi të prerë në kubikë

3 misra të zier

1/3 filxhan me qepë të kuqe

Pak majdanoz i grirë imët

1 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini bashkë. Nëse doni të pasuroni shijen në tryezë, shtoni pulë të pjekur në skare, peshk, patate etj.

#6 Sallatë me karkaleca dhe shalqi 

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Cupcakes and Kale Chips

Përbërësit:

¼ filxhan majonezë

2 feta shalqi i prerë në kubikë

150 gramë djathë i bardhë

2 degë selino, të prera hollë

3 lugë majdanoz të freskët

Kripë dhe piper

1/2 lime

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 avokado

Sallatë jeshile

Përgatitja:

Ngrohni një tigan ose skarë në nxehtësi mesatare. Shtoni aty karkalecat e pastruar mirë. Më pas hidhini në një tas dhe shtoni majonezën, selinon, shalqirin, majdanozin, vajin e ullirit, kripën dhe gjithë përbërësit e tjerë.

#7 Shalqi me ujë kokosi

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Kitchen Treaty

Përbërësit:

2 copa shalqi pa fara i prerë në kubikë 

1 litër ujë kokosi

2 lugë lëng gëlqereje

Përgatitja:

Bëjeni pure shalqirin duke e kaluar në një grirëse. Hidheni në një sitë me rrjetë të imët dhe kullojeni duke hequr pjesën e tulit. Përziejeni me ujin e kokosit dhe lëngun e gëlqeres. Shërbejeni me akull.

#8 Shalqi & kastravec

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Nourishing with Nolands

Përbërësit:
1 gotë ujë

Gjysmë kastravec

150 gramë shalqi

2 lugë gjelle fara chia

Përgatitja:

Hidhni në një mikser shalqirin, kastravecin dhe ujin. Përziejini mirë deri sa të ketë shkrirë e gjithë masa. Shtoni pak fara chia dhe feta kastraveci për zbukurim.

#9 Pije kivi & shalqi 

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: Girl in the Little Red Kitchen

Përbërësit:

2 kivi të qëruara

1 filxhan shalqi i prerë në kubikë

1 lugë fara chia

Përbërësit:

Futini në shtrydhëse të dy këto fruta, lërini pesë minuta. Më pas, përgatisni gotën ku do i shërbeni me një shtresë shalqi dhe një shtresë kivi, ca fara chia sipër dhe disa copa akulli për të përftuar një pije ideale për në verë.

#10 Limonadë me shalqi

Nëse ju ka ngelur shalqi në frigorifer, 10 ide recetash që mund
FOTO: With Salt And Wit

Përbërësit:

Lëngu i një limoni të shtrydhur

300 ml ujë

2  gota me lëng shalqiri

65 gramë sheqer

8-10 gjethe të freskëta menteje

Përgatitja: 

Hidheni shalqirin në një mikser dhe shihni deri sa të krijohet një masë si pure, të cilën do e shtrydhni më pas për të përftuar lëng shalqiri. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit, ujin dhe hidhini në një gotë. Disa gjethe menteje për zbukurim dhe jeni në rregull.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Parade