Bora Zemani, e ftuar në “Top Arena”, përballë Ed Manushit, nuk e kurseu një referencë futbolli, të cilën e lidhi me dashurinë e saj me Donaldin.
Edi e pyeti nëse do të martohet këtë verë dhe Bora nuk u përgjigj, por qeshi. Manushi ia ktheu se qenka e vërtetë, nisur nga e qeshura e saj dhe moderatorja u shpreh:
“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës”.
Sa për shtatzëninë, Bora s’është se është stepur të bëjë një shaka për klikime, ndërsa për dasmën, rikujtojmë se Donaldi i ka propozuar partneres së tij në premierën e filmit të tyre “5 Herë Jo”.
Artikuj të sugjeruar: