Showbiz dhe TV

Arbana dhe Eduart Grishaj flasin për lidhjen e tyre: “Në fillim nuk kemi pasur ndonjë raport”

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2024

Arbana dhe Eduart Grishaj flasin për lidhjen e tyre: “Në fillim

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, i cili i pyeti ndër të tjera për romancën e tyre. Ata treguan se fillimisht, nuk ishin në kërkim të një dashurie dhe se lidhja e tyre lindi dhe u rrit natyrshëm.

Arbana dhe Eduart Grishaj flasin për lidhjen e tyre: “Në fillim

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi pasur ndonjë raport. Pastaj, filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin”, u shpreh moderatorja.

Më tej, vijoi:

“Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”.

Ndërsa Eduarti, shumë romantik, theksoi se kishte parë shumë vajza, por asnjë si Arbana:

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën”, u shpreh ai.

Arbana dhe Eduart Grishaj flasin për lidhjen e tyre: “Në fillim

Rikujtojmë se Arbana dhe Eduarti janë njohur kur punonin të dy në Top Channel. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të vitit të kaluar në Toskanë, në një ceremoni private me miq dhe të afërm.

Artikuj të sugjeruar: