
Për t'u nxirë mirë dhe shpejt, sekreti është të planifikosh përpara sepse të presësh për vapën dhe të qëndrosh nën diell për orë të tëra janë mënyrat më të gabuara për ta arritur atë.
E dini që edhe ushqimi luan rol në këtë pjesë? Sa herë ju është thënë që të hani sa më shumë karota sepse ndihmon në nxirjen më të shpejtë dhe më të njëtrajtshme gjatë sezonit. Epo, arsyeja është se ato përmbajnë beta-karoten, njësoj si edhe pjepri apo rrepkat.
Ja tre këshillat që duhet t’i keni parasysh për një nxirje të trupit fantastike gjatë verës:
#1 Konsumoni beta-karoten (jo që gjendet vetëm te karotat)
Beta-karoteni jo vetëm që i sjell dobi lëkurës, por është edhe një aleat i shkëlqyer për sytë. “Karotat lehtësojnë fiksimin e melaninës, duke siguruar nxirje të pëlqyeshme dhe të qëndrueshme,” shpjegon nutricionisti Lorenzo Traversetti. Të gjitha frutat, perimet me ngjyrë portokalli ose të kuqe janë shumë të pasura me beta-karoten, pra, kungulli, pjepri, specat etj. Ideale është që të konsumoni një sasi prej 150 gramësh në ditë duke filluar nga pranvera.

#2 Bëni shumë scrub dhe eksfolime
Për të përgatitur lëkurën për nxirje, ajo duhet të jetë e shëndetshme dhe pa qeliza të vdekura. Prandaj, bëni shumë pastrime gjatë larjes në dush apo vaskë. Madje, bëjeni këtë edhe pas çdo ditë të kaluar në plazh apo në mal, sepse miti që skrub-i apo eksfolimi heq nxirjen është i rremë.
#3 Përdorni kremra me faktorë mbrojtës nga dielli për fytyrën çdo ditë
Duke filluar nga pranvera, kur ditët fillojnë të bëhen më të ngrohta, përdorni krem ??kundër diellit ose fondatinë me mbrojtje kundër diellit edhe kur jeni duke ecur në rrugë apo duke shkuar në punë. Ato do t'ju ndihmojnë të shmangni djegien e faqeve dhe ballit, por veçanërisht njerëzit me ngjyrë lëkure më bardhë duhet të tregojnë edhe më shumë kujdes që të mos përfundojnë me lëkurë të djegur apo të rrjepur nga plazhi, dielli etj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Grazia