Instagramming

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2024

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Olta Gixhari u bë nënë për herë të dytë përpara 10 ditësh, teksa ndau virtualisht lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj përmes një foto me të dy djemtë, Amarin dhe djalin e vogël. Sot, aktorja ka vendosur që të bëjë një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.

 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

E pyetur për lindjen e dytë dhe vështirësitë, Olta tha:

“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse une bëj lindje natyrale. Djali i dytë ma dha shenjën e parë në datë 13 dhe më pëlqeu shumë si datë sepse këtu në Spanjë është festa e Shën Antonios, ndërsa në Shqipëri është mbarimi i pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout, pra është datë shenjtorësh".

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Pra, Olta tregoi që është jo pak supersticioze në jetë, sidomos kur vjen puna te fëmijët. Duket se pikërisht për këtë arsye, ajo deri tani nuk na e ka zbuluar as emrin e djalit të dytë.

“Emrin do e tregoj shumë shpejt. Unë jam pak surpersticioze, ashtu kam unë një gjë në kokë, sapo të kalojë pak sigurisht që do ta tregoj. Kur ta dëgjoni, me siguri do thoni: “Për këtë pritëm kaq gjatë?”

Aktorja tregoi se Amari, djali i madh, nuk e ka pritur me xhelozi ardhjen në jetë të të vëllait të vogël pasi ajo dhe partneri mundohen të mos i ndryshojnë rutinën të birit.

“Më e rëndësishmja është se ne si prindër përpiqemi çdo ditë që Amarit të mos i ndryshojë asgjë nga rutina e vet.”

Ndërsa, ndjekësit e pyesin edhe për periudhën e postpartumit, Olta thotë se nuk e ka përjetuar asnjëherë këtë gjendje.

“Nuk kam kaluar postpartum, herën e parë pothuajse fare. Herën e dytë jam bërë pak më e ndjeshme, mund të kem ndonjë krizë të lehtë emocionale, por ia dal ta menaxhoj shumë mirë. I flas shumë vetes sime, trurin e ke vetë në dorë, drejtoje në rrugën e duhur dhe ndaloje veten duke i thënë “Jo”. E keni vetë çdo gjë në dorë!”, u shpreh Olta, megjithëse depresioni postpartum nuk funksionon saktësisht kështu. :)

Artikuj të sugjeruar: