Celebrity

Princi William ishte në koncertin e Taylor Swift dhe kërcimi i tij u bë viral

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2024

Princi William ishte në koncertin e Taylor Swift dhe kërcimi i tij u
FOTO: Andrew Parsons/Kensington Palace via Getty Images

Princi i Uellsit ka falënderuar Taylor Swift për koncertin e saj të mrekullueshëm siç e cilëson ai, përmes një foto të super yillit të popit duke bërë një foto selfie me princin dhe dy fëmijët e tij, George dhe Charlotte.

Por, momenti që ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke u kthyer viral në internet dhe rrjetet sociale është ai i kërcimit të princit William në stadiumin Wembley, duke kërcyer nën ritmet e “Shake it Off” teksa fesonte ditëlindjen e tij të 42-të.

“Faleminderit Taylor Swift për këtë mbrëmje të mrekullueshme,” shkroi princi në Instagram, si një mesazh për artisten.

Këngëtarja nga ana tjetër postoi selfie-n e saj me William, George dhe Charlotte së bashku me të dashurin e saj, yllin e NFL, Travis Kelce.

“Gëzuar Bday M8”, ka shkruar Swift në Instagram. "Shfaqjet në Londër kanë nisur shkëlqyeshëm."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Përtej të gjitha dedikmeve në rrjete sociale, le ta pranojmë që princin nuk e kishim parë kurrë në një version kaq të lirshëm dhe pa protokoll!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: TMZ