Art & Libra

Ndahet nga jeta Agim Doçi

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2024

Ndahet nga jeta Agim Doçi

Poeti dhe tekstshkruesi Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi pësoi një hemorragji cerebrale. Burime të ndryshme thonë se ai ndodhej në reanimacion dhe në gjendje kritike për jetën qysh prej së shtunës, kur u dërgua në spital.

Humbjen e tij e kanë bërë me dije miq e familjarë të poetit të njohur.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj të vitit 1948. Ai ka bërë gjimnazin në Shkodër e më pas, studimet e larta në Tiranë, në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Doçi, ndonëse njihet si poet e tekstshkrues, ka punuar edhe si inxhinier në Montimet Industriale.

Ai është autori i shumë poezive dhe teskteve të këngëve shqiptare. Ka shkruar mbi 100 këngë për Kosovën, ku ndër më të famshmet janë “A vritet pafajsia” dhe “Marshi i UÇK-së”. Agim Doçi është vlerësuar me mbi 50 çmime dhe këngët me tekstet e tij kanë përfaqësuar 2 herë shqipërinë në garën e Eurovision.

Gjithashtu, ai ka botuar edhe libra me poezi:

“Hajde dru me pre”

“Rrëzuar mbi vetminë”

“Rituali i kryqëzimit”