Instagramming

Khëm-khëm! Ledri dhe Sara (& Poem) shfaqen në të njëjtin vend

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2024

Khëm-khëm! Ledri dhe Sara (& Poem) shfaqen në të

Rastësia është mbreti i botës, por jo gjithmonë. Sidomos kur bëhet fjalë për Sarën dhe Ledrin, të cilët prej kohësh tanimë na kanë treguar (tërthorazi) se po përjetojnë një krisje në raportin e tyre. Rishtazi, Sara, Ledri dhe Poem Blu janë shfaqur në “Alba Festival”.

Khëm-khëm! Ledri dhe Sara (& Poem) shfaqen në të

Ledri ka performuar në festival dhe në publik ishin Sara dhe Poi. Sara publikoi një video duke kërcyer me vajzën e saj, shoqëruar me disa zemra të bardha.

Khëm-khëm! Ledri dhe Sara (& Poem) shfaqen në të

Khëm-khëm! Ledri dhe Sara (& Poem) shfaqen në të

Ndonëse ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga (ish)çifti për një rikthim mes tyre, ca detaje na bëjnë të mendojmë se krisja është rregulluar dhe ata janë sërish bashkë.

Një burim për revistën “Class”, është shprehur në maj të këtij viti se dyshja i ka zgjidhur problemet. “Krizë ka pasur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet. Tani e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur”, shprehet burimi për Class.

Ndërsa Sara, në një intervistë për “Cherry on Top” u shpreh: “Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfarëdo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka, të marrim dhe ne vesh se çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”.

Artikuj të sugjeruar: