Celebrity

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ndërron jetë pasi sulmohet nga një peshkaqen

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2024

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ndërron jetë pasi
Getty Images


Aktori i njohur Tamayo Perry, i cili ka luajtur në “Pirates of the Caribbean”, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, pasi u sulmua nga një peshkaqen. Perry, i cili punonte si roje bregdetare në Honolulu, pësoi një sulm fatal, pasi ishte duke bërë surf.

Në një konferencë për shtyp, Shayne Enright, një zëdhënës për departamentin e shërbimeve emergjente, konfirmoi se sulmi ndodhi rreth orës 1:00 të mesditës, sipas orës lokale.

“Siç mund ta imagjinoni, është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë në. Kërkoj mirësjelljen dhe durimin tuaj, ndërsa përpiqemi ta tejkalojmë ngjarjet në ditët, javët dhe muajt në vijim”, tha ai, duke thënë se viktima ishte nxjerrë nga oqeani me jet ski.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ndërron jetë pasi

Perry ka luajtur në disa filma, si në “Pirates Of The Caribbean: On Stranger Tides” (2011). Ai ka qenë aktor edhe në filmin “Blue Crush”, në vitin 2002.