Sport

Kombëtarja jonë përmbyll rrugëtimin në Euro 2024 :(

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2024

Kombëtarja jonë përmbyll rrugëtimin në Euro 2024 :(

Shqipëria ka përmbyllur rrugëtimin e saj emocionues në kampionatin Euro 2024, pasi u mund në ndeshjen e fundit të grupit B nga Spanja, e cila është në krye të listës. Ferran Torres shënoi golin e avantazhit në minutën e 13 të lojës, duke i dhuruar kështu fitoren kombëtares spanjolle.

Djemtë tanë bënë një lojë fantastike, ku Armando Broja tentoi disa herë të depërtonte portën e Spanjës, por pa fat. Shqipëria iu afrua disa herë barazimit, por sërish, nuk arriti të bënte gol.

Kombëtarja jonë përmbyll rrugëtimin në Euro 2024 :(

Kombëtarja jonë mbyll aventurën europiane, e renditur në vendin e fundit, me 1 pikë në “grupin e Ferrit”.