Sport

Gentian Zenelaj paska refuzuar një rol te filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, por pse?

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2024

Gentian Zenelaj paska refuzuar një rol te filmi “Në Kuadër

Gent Zenelaj, i ftuar në “Pushime on Top”, tregoi ndër të tjera se ka refuzuar një rol në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, për një arsye që mendojmë se duhet ta bëjnë të gjithë aktorët.

“Po, ka qenë një rol që e kam refuzuar. Më duket, te filmi i Luizit (referuar “Në Kuadër të Dashurisë”). Mendoj se nuk e shihja veten aty”, tregoi aktori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pushime On Top (@pushime_on_top)

Në fakt, mendojmë se veprimin e Gentit, për të mos marrë pjesë në një film dhe rol që nuk i përshtatet, duhet të ndiqet nga shumë aktorë të tjerë, pasi është parim në botën e kinemasë. Nëse një aktor gjykon se një rol nuk e sjell në publik ashtu siç ai do, ose nuk ka mundësi të përputhet me personazhin, është i lirë dhe duhet që të mos e pranojë atë.

Genti, në vijim tha edhe se kishte refuzuar edhe një rol në një film të Blerim Destanit. “Parajsa është në det”, mos gaboj është titulli”.

Mandej, ai shtoi: “Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, tha ai.

Artikuj të sugjeruar: