Kombëtarja shqiptare mbylli rrugëtimin e saj në kampionatin europian 2024, pasi humbi me Spanjën, në një rezultat 0-1. Gjithsesi, aventura e djemve tanë ishte thjesht fantastike dhe emocionuese. Shqiptarët, përpos performancës në ndeshje, arritën të shënonin emrin e tyre në këtë garë, me një sërë arritjesh.
Së pari, Nedim Bajrami hyri në historinë e gjithë kampionatit europian, pasi shënoi golin më të shpejtë. Në sekondin e 23-të, Bajrami i shënoi gol Italisë, duke kaluar rekordin e vendosur nga Dmitri Kirichenko, i cili ka shënuar gol në 67 sekondat e para, në ndeshjen Rusi - Greqi në vitin 2004.
Më tej, Klaus Gjasula shënoi një tjetër rekord! Ai është i pari futbollist që ka shënuar autogol dhe gol në të njëjtën ndeshje gjatë kampionatit europian.
Ai shënoi autogol në minutën e 76-të të ndeshjes Kroaci - Shqipëri, duke e çuar Kroacinë në avantazh. Më pas, në pjesën e shtesës, bëri gol për kombëtaren dhe rezultati shkoi 2 me 2. Kjo ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe një arritje e madhe për kombëtaren tonë.
View this post on Instagram
Padyshim, një tjetër meritë të jashtëzakonshme meriton edhe tifozeria e zjarrtë! Kudo nëpër Gjermani, tifozët tanë mbushën rrugët dhe festuan në mënyra kreative, duke vendosur një tjetër standard tifozerie dhe duke zbehur paragjykimet që ekzistojnë për “tifozët e çmendur”. Ne treguam se jemi njerëz krenarë për vendin tonë, për kombëtaren e për flamurin, dimë të festojmë e të brohorasim “O sa mirë me qenë shqiptarë” dhe t’i tregojmë botës se ëndrrat e një kombëtareje të vogël janë po aq të mëdha sa ëndrrat e një kombëtareje që është pretendente për të fituar.
View this post on Instagram
Një tjetër surprizë e kësaj kombëtareje ishte barazimi me Kroacinë, pasi le të jemi të sinqertë, askush nuk e priste që Shqipëria të performonte aq bukur dhe të hynte në histori si skuadra që bëri Luka Modri? të djersijë.
Ndaj, le të jemi edhe më krenarë për çunat tanë që dinë të vendosin rekorde dhe të na dhurojnë emocione të papërshkrueshme. Ëndrra vazhdon!
Artikuj të sugjeruar: