Celebrity

Taylor Swift performoi me të dashurin dhe interneti nuk po përmbahet

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2024

Taylor Swift performoi me të dashurin dhe interneti nuk po përmbahet
Getty Images

Taylor Swift ngjiti në skenën e turneut të saj “Eras” në Londër një të ftuar tejet special, duke emocionuar publikun dhe të gjithë internetin. I dashuri i saj, futbollisti Travis Kelce, ishte pjesë e performancës së këngës “I Can Do It With a Broken Heart”.

Tay ka shtuar një fragment në shfaqjet e saj, ku disa prej kërcimtarëve e ndihmojnë që të ndërrojë veshjet dhe këtu ndodhi surpriza! Në skenë u shfaq Kelce, i cili bëri publikun të brohorasë. I veshur me një kostum tuxedo dhe me një kapele, ai kërceu dhe bëri sikur rifreskoi makeup-in e artistes. Edhe pse ai ka qenë disa herë prezent në performancat e Tay, kjo është e para herë që ngjitet në skenë.

Menjehërë njerëzit reaguan. “Të shihja Travis teksa performonte me Taylor ishte totalisht e papritur, por ja ku ndodhi dhe është ndjesi e paparë”, shkroi dikush në TikTok. “Ai kaloi nga fans, në muza e një kënge, te performanca në skenë. Çfarë shkëlqimi!”, u shpreh dikush tjetër. "Çfarë?! Nuk po u besoj dot syve! O Zot, çfarë momenti", tha një fanse e Taylor. “Ok, bota po shërohet. Nuk e di si ndodhi, por është fantastike”, tha një tjetër përdorues i TikTok.

Taylor Swift performoi me të dashurin dhe interneti nuk po përmbahet
Getty Images

Travis dhe Tay prej disa muajsh janë në një lidhje romantike. Ndryshe nga romancat e mëparshme, Taylor ka vendosur që këtë herë të mos e mbajë private marrëdhënien e saj, por t’i tregojë botës se është e dashuruar me futbollistin.

Artikuj të sugjeruar: