
Shtëpia që mbart të gjitha kujtimet ku u rrit princesha e ndjerë Diana ka dalë në shitje për herë të parë në 22 vjet për çmimin 10.95 milionë paund.

Prona katërkatëshe është e pozicionuar në Mayfair në Londër dhe ka gjithçka: Nga një sallë e madhe pritjeje, te biblioteka, dhoma e gardërobës, dy dhoma gjumi dhe një parking privat nëntokësor, si dhe shkallë të brendshme, për të kaluar nga njëri kat në tjetrin.

Kati i fundit ka një suitë private, një dhomë gjumi dhe ndenjeje dhe një tarracë.

Ka edhe dy dhoma gjumi në katin e poshtëm përdhes, të shoqëruara me dy tualete, një dhomë tjetër dhe një kuzhinë.

Kuzhina është e gjitha në ngjyrë të bardhë, pa shumë ngarkesa në motive, por që e gjithë bardhësia “thyhet” nga një portret i madh me ngjyra i Marilyn Monroe.

Një nga ambientet e ndjenjës është i gjithi i kuq, me mobilie druri dhe një oxhak të bardhë.

Shtëpia është ajo ku Diana u prezantua për herë të parë me familjen Al Fayed në një darkë në vitin 1996. Njerka e saj, Raine Spencer, e kishte inkurajuar që të njihej me familjen, duke përfshirë Dodi al Fayed, me të cilin kishte një lidhje të shkurtër romantike, para se të ndërronin jetë në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.
Artikuj të sugjeruar:
- Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand: Ja ç’dihet deri tani
- Arsyeja e veçantë pse Lady Diana mbante gjithmonë një kuletë sateni me vete
- Thuhet se shëndeti i mbretit Charles është përkeqësuar dhe po bëhen plane për funeralin e tij
- Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?
Burimi: The Mirror