Nedim Bajrami, futbollisti i kombëtares shqiptare dhe djali i golit më të shpejtë në historinë e europianit, ka bërë reagimin e parë pas eliminimit të Shqipërisë në një ndjeshje përballë Spanjës, ku dhuroi plot emocione.
“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur”, u shpreh ai në postimin e tij në Instagram.
Më tej, shtoi:
“Brohortijet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka! Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami”.
View this post on Instagram
Nedimi vendosi një prej rekordeve historikë në ndeshjen kundër Italisë. Futbollistit iu deshën vetëm 23 sekonda për të shënuar golin e parë për Shqipërinë dhe për të vendosur rekordin për golin më të shpejtë në një ndeshje për kupën e Europës.
Bajrami kaloi rekordin e vendosur nga Dmitri Kirichenko, i cili ka shënuar gol në 67 sekondat e para, në ndeshjen Rusi - Greqi në vitin 2004.
Artikuj të sugjeruar: