Billy Ray Cyrus, i ati i Miley Cyrus, është akuzuar nga ish-bashkëshortja, e njohur me emrin e artit Firerose (emri i vërtetë i saj është Johanna Rosie Hodges), për dhunë ekstreme. Në dokumentet e siguruara nga Page Six, Firerose e akuzuar këngëtarin për sjellje “të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme” që shkonin në “abuzim ekstrem verbal, emocional dhe psikologjik”.
Dokumentet gjyqësore të firmosura në datën 16 qershor, pretendonin se sjellja e çekuilibruar e këngëtarit ishte pasojë i përdorimit të vazhdueshëm të substancave narkotike, si dhe hashashit.
Në një tjetër pjesë të dosjes, Firerose, 36 vjeç, shprehet se gjithë kohës ecte si nëpër gjemba në shtëpinë e tyre të martesës, ndërsa bëhej gati për operacionin e mastektomisë të dyfishtë (operacioni për të hequr gjirin ose një pjesë të tij, i cili bëhet për të trajtuar kancerin e gjirit).
“Me afrimin e datës së operacionit, ajo druhej të largohej apo të kërkonte ndihmë, pasi kishte frikë se i shoqi do të ndërhynte në mbarëvajtjen e operacionit, ose në rikuperimin e saj gjatë qëndrimit në shtëpi”, shkruhet në dosje.
Thuhet se Cyrus, 62 vjeç, kërkoi divorcin nga Firerose 24 orë para operacionit të saj.
Për sa i përket akuzave, ai ka reaguar duke pretenduar se është totalisht e kundërta. Ai mohoi akuzat, duke thënë se ajo duhet të siguronte prova për të mbështetur pretendimet. Më tej, ai tha se në fakt, pala e abuzuar është ai. Cyrus pretendon se një letër ku Firerose i kërkonte ndjesë pas divorcit, është pikërisht prova që dëshmon fjalët e tij.
Në një shënim të shkruar me dorë, këngëtarja e “Time” dyshohet se i kërkonte falje ish-bashkëshortit, duke i thënë se i vinte shumë keq për përfundimin e martesës dhe se donte një tjetër shans.
Cyrus gjithashtu shtoi se ish-bashkëshortja kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën nëse ai përpiqej të divorcohej nga ajo dhe se do t’i thoshte publikut se arsyeja e vërtetë e divorcit ishte se Firerose duhej t’i nënshtrohej operacionit. Ai tha se u grindën në maj të 2024-ës, para se ai të bënte kërkesën për divorc dhe shprehet se ka gjëra që ajo i fsheh prej tij, pasi edhe më parë, ajo kishte refuzuar t’i tregonte detaje për të shkuarën.
Artikuj të sugjeruar: