Shendeti i Gruas

Vendet më të mira në botë për kujdesin ndaj shëndetit të grave: Ja ku renditet Shqipëria

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2024

Vendet më të mira në botë për kujdesin ndaj
FOTO: Copyright Canva

Një studim i fundit në nivel global zbulon se kujdesi shëndetësor ndaj grave është në trend rënieje, ndërsa renditja e vendeve të ndryshme bëhet e bazuar në disa faktorë.

Austria është vendi kryesor në Evropë për shëndetin e grave, duke u renditur e treta në një indeks global. Gjermania, Danimarka, Polonia dhe Çekia ishin vendet e tjera të BE-së ndër 10 vendet e para në botë për shëndetin e grave. Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 74-rt.

Ky është viti i tretë që kompania "Hologic" publikon Indeksin e Shëndetit të Grave, një sondazh ku marrin pjesë më shumë se 147 mijë pjesëmarrës nga 143 vende të ndryshme. Të dhënat u mblodhën në vitin 2022 dhe u analizuan në vitin 2023.

Indeksi merr në konsideratë kritere të tilla si aksesi në kujdesin shëndetësor, shëndeti emocional dhe siguria ushqimore.

Vendet më të mira në botë për kujdesin ndaj

Ky raport zbuloi se shëndeti i grave, është në një gjendje të jashtëzakonshme, duke treguar se "gratë nuk janë më mirë sot se sa ishin në vitin e parë të sondazhit, të kryer në vitin 2020, në kulmin e pandemisë COVID-19".

Gratë në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë se ndihen më keq në krahasim me ato të BE-së. Sipas të dhënave, 32% e grave britanike thanë se ndiheshin të trishtuara, krahasuar me 26% të grave në BE.

"Ne duhet të bëjmë shumë përparim kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor parandalues. Ka ende një hendek të madh shëndetësor gjinor", tha për Euronews Health Janet Lindsay, CEO e “Wellbeing of Women”.

“Kur bëhet fjalë për trajtimin e vrasësve të mëdhenj, pra sëmundjet e zemrës, demenca dhe diabeti është kaq e rëndësishme që gratë dhe vajzat të kenë akses në teste dhe ekzaminime,” tha Lindsay, duke shtuar se vëmendja që i kushtohet shëndetit të grave është njëherësh e dobishme për ekonominë dhe shoqërinë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Euronews