Ushqim & Pije

5 gabimet që nuk duhet të bëni kur hani mëngjes, nëse doni të humbni peshë

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2024

5 gabimet që nuk duhet të bëni kur hani mëngjes, nëse
FOTO: Unsplash

Të dish se çfarë duhet të konsumosh në mëngjes për të humbur peshë është e rëndësishme, sepse sipas ekspertëve dhe nutricionistëve, një mëngjes i ekuilibruar është një zakon i mirë që ndihmon në rregullimin e urisë.

Studimet tregojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm shoqërohet me një konsum më të lartë të lëndëve ushqyese gjatë ditës dhe përmirësim të cilësisë së përgjithshme të regjimit ushqimor. Ndër tjera, mëngjesi është vakti ku njerëzit përvetësojnë zakone që ndikojnë në shëndetin, por dhe stilin e të jetuarit.

Ja 5 gabimet që nuk duhet të bëni në mëngjes:

- Nuk hani ngadalë

Konsumimi i mëngjesit në lëvizje, ndoshta qëndrimi në këmbë dhe përtypja e ushqimit me nxitim, është një nga gabimet më të zakonshme. Por, përtypja e ngadaltë ndihmon në procesin e tretjes, duke parandaluar urinë dhe problemet e tjera shëndetësore.

- Konsumoni shumë sheqer

Ushqimet tipike të mëngjesit të ëmbël si biskotat apo ëmbëlsirat janë të pasura me sheqerna që përthithen lehtësisht nga trupi, duke çuar në rritje të sheqerit në gjak dhe rënie të energjisë në orët në vijim, duke rritur urinë gjatë gjithë ditës.

- Lëngjet e frutave nuk janë njësoj me frutat e freskëta

5 gabimet që nuk duhet të bëni kur hani mëngjes, nëse
FOTO: Unsplash

Sa më rrallë t’i konsumoni lëngjet e frutave, më mirë për ju! Në vend të tyre zgjidhni frutat e freskëta. Këtyre lëngjeve u mungojnë fibrat, të cilat janë thelbësore jo vetëm për ekuilibrin dhe rregullimin e shëndetit të zorrëve, por edhe për ngadalësimin e tretjes së sheqernave të tyre.

- E teproni me gjalpin e kikirikut

Gjalpi i kikirikut në mëngjes nuk është shumë i këshillueshëm pasi është i ngopur me yndyra dhe vajra bimorë. Jo më shumë se dy lugë çaji është sasia e këshilluar, gjithmonë nëse doni të ruani peshën trupore që keni apo synoni të dobësoheni.

- Çfarë duhet të hani për mëngjes për të humbur peshë?

Arrat, bajamet dhe frutat e thata në përgjithësi janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të dobishme për trurin dhe humorin.

Artikuj të sugjeruar: