Femije

Çfarë është goditja nga i nxehti te fëmijët dhe si duhet ta menaxhojnë prindërit

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2024

Çfarë është goditja nga i nxehti te fëmijët dhe

Shkolla tashmë ka përfunduar për shumicën e fëmijëve, ndaj aktivitetet jashtë në natyrë janë një nga angazhimet kryesore të tyre. Lojërat me bashkëmoshatarët, plazhi apo pishinat, ndërkohë që temperaturat rriten çdo ditë, janë ndër aktivitetet e preferuara për të vegjëlit, por ka disa gjëra që duhen pasur kujdes, sidomos nga ana e prindërve. Një prej tyre është goditja e nxehtësisë dhe ja çfarë duhet të dini:

Goditja nga nxehtësia kuptohet klinikisht kur trupi juaj arrin një temperaturë deri në 40 gradë Celsius ose më të lartë. Në këto temperatura mund të ndodhë dëmtimi i organeve. Trupi juaj ndalon së djersituri, kështu që ju humbni një mekanizëm të rëndësishëm ftohjeje.

"Goditja e nxehtësisë është një gjendje e rëndë, kërcënuese për jetën," thotë mjekja pediatre Jen Trachtenberg.

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kësaj dukurie. “Kur je më i/e vogël, ke një vëllim më të vogël gjaku, ndaj ka më shumë shanse dehidratimi,” vijon mjekja.

Cilat janë simptomat e kësaj gjendjeje?

Nëse fëmija juaj vrapon jashtë në një ditë të nxehtë, është normale që ai/ajo të djersitet, të ketë faqe të kuqe dhe të ketë etje. Simptoma të tjera për të cilat duhet të tregoni kujdes janë si më poshtë:

-Temperaturë e lartë e trupit

-Lëkurë e nxehtë dhe e thatë

-Dobësi fizike

-Marramendje

-Të folurit e paqartë

-Dhimbje koke

-Ngërçe te këmbët

-Nervozizëm

-Të përziera

-Të vjella

-Frymëmarrje e shpejtë ose rrahje të forta zemre

Kur prindërit duhet t’i drejtohen mjekut/es? të kërkojnë kujdes mjekësor?

Nëse fëmija bëhet konfuz ose humbet vetëdijen, është koha që t’i drejtoheni urgjencës. Për simptoma më pak serioze të goditjes së të nxehtit, jepini fëmijës ujë dhe ndihmojeni të ftohet duke përdorur qese akulli dhe ujë të ftohtë. Përjashtim nga rregulli i ujit bëjnë foshnjat, pasi atyre nuk u jepet ujë nëse janë nën gjashtë muajshe. Kësaj grupmoshe i shtohen dozat e qumështit të gjirit apo atij formulë.

Si ta menaxhoni këtë situatë me fëmijët?

-Luani jashtë në mëngjes herët ose në mbrëmje

-Hidratojini fëmijët para se të dalin nga shtëpia

-Bëni pushim nga loja çdo një orë

-Mbani shishe me ujë gjatë gjithë ditës

-Vishuni rroba të lirshme, pambuk ose lino

-Kërkoni zona me hije

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Healthline