
Ben Affleck mund të ketë marrë të gjitha sendet e tij nga shtëpia në Los Angeles, ku jetonte me bashkëshorten, Jennifer Lopez. Aktori ka zhvendosur gjërat ndërsa J.Lo ishte me pushime në Itali.
Burime thonë për People se. prej dy muajsh, Ben jeton në një shtëpi me qira. “Ai duket ok. Ka qenë në zyrë çdo ditë dhe duket shumë i përqendruar në punë. Gjithashtu, po kalon kohë me fëmijët e tij”, referuar 3 fëmijëve që ka me ish-bashkëshorten, Jennifer Garner. Dyshja janë prindër të Violet, 18 vjeç, Seraphina, 15 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç.
Ndonëse J.Lo ka vijuar ta mbajë unazën e martesës, Ben në disa raste është shfaqur pa të. Zërat thonë se marrëdhënia e tyre është thyer dhe se Jen nuk ka ç’bën më për ta riparuar. “Jenny ka përjetuar shumë, është shumë e lodhur dhe s’mund të bëjë më shumë. Martesa as nuk po përmirësohet dhe as nuk po përkeqësohet”, u shpreh një person anonim për Daily Mail gjatë javës së kaluar, duke shtuar se ajo po bën më të mirën për t’u përqendruar te fëmijët e saj, Max dhe Emme, 16 vjeç dhe për karrierën muzikore.
Çifti ndezi thashethemet për divorc, pasi u raportua se po jetojnë në shtëpi të ndara dhe se në marrëdhënien e tyre ka një krizë. Zërat u shtuan kur ata e vendosën shtëpinë e tyre të përbashkët në shitje në fillim të qershorit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj krize në martesën e çiftit.
Artikuj të sugjeruar: