Out and About

“Soft launch”: Ç'duhet të dish për teknikën që këshillohet të përdoret në rrjetet sociale

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2024

“Soft launch”: Ç'duhet të dish për
FOTO: URBAZON//GETTY IMAGES

Duket se është bërë praktikë që lajmet më të bujshme nga jeta e njerëzve, nga martesa, te ndarja nga jeta e një personi apo ngjarje të tjera t'i mësojmë përmes rrjeteve sociale. Por, terapistja e martesave dhe familjeve, Marisa Cohen, thotë se njerëzit duhet të “përqafojnë” një teknikë tjetër pak më të lehtë, sidomos për lajme apo ngjarje të lehta.

Çfarë është “soft launch”?

Kjo është një mënyrë për të ndarë lajmet në një mënyrë më delikate, sipas Cohen, pavarësisht nëse keni nisur të njiheni me një partner/e të ri/e, jeni zhvendosur në një qytet tjetër ose keni ndryshuar punë. Pra, ju nuk jepni tablonë e plotë të asaj se çfarë po ndodh në jetën tuaj, por jepni disa orientime virtuale që i bëjnë njerëzit edhe më kuriozë.

“Nëse keni nisur një romancë të re, por ende jeni i/ e paqartë për statusin tuaj apo atë që do të sjellë kjo lidhje, mos postoni një foto me portret të ju të dyve nga plazhi apo nga ndonjë restorant, por mund të shpërndani foton e dy gotave me shampanjë që po shijoni bashkë,” thotë Tara Suwinyattichaiporn, pedagoge e komunikimit në “California State University", Fullerton.

Ndryshimi mes kësaj teknike të butë dhe një tjetre që i zbulon të gjitha është fakti se ju përpiqeni të mbani disa detaje për vete, duke mos zbuluar gjithçka në rrjetet sociale përmes fotove, videove apo mesazheve.

Tiparet e “soft launch”:

-Një foto ku nuk mund të shihni fytyrën e tij/saj, pra nuk mund të njihni identitetin e tyre

-Të mos i bëri tag për të mos zbuluar emrin e tij/saj

-Nuk jeni të qartë për statusin e marrëdhënies

Tiparet e “hard lanch”:

-Një foto ku mund të shihni fytyrën e tij/saj, pra të njihni identitetin e tyre

-Të bërit tag për të zbuluar emrin e tij/saj

Ja disa arsye të zakonshme, sipas ekspertëve se pse njerëzit zgjedhin këtë teknikë:

-Ti dhe partneri/ja juaj doni të ruani privatësinë

-Jeni në një periudhë tranzicioni

-Doni të jeni misteriozë

-Kërkoni të shmangni gjykimin e njerëzve

Pse duhet ta përdorni këtë teknikë?  

-Si fillim, ju “testoni” ujërat e marrëdhënies që keni filluar, punës së re që keni nisur apo një ndryshim tjetër në jetë duke lejuar edhe vlerësimin apo reagimin e miqve, familjes apo njerëzve që njihni virtualisht

-Ruani privatësinë e vetes, por edhe të personave të tjerë  

-Zgjidhni rrjedhën normale të situatave, pa shumë nxitim duke mos dhënë informacion me bollëk

-Menaxhoni pritshmëritë se si mund të zhvillohen situatat me kalimin e kohës
 

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Woman’s World