Shqipëria

2 dhe 3 korriku shpallen ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2024

2 dhe 3 korriku shpallen ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail

Largimi fizik i Ismail Kadaresë është padyshim një prej humbjeve më të madha në letërsinë shqipe dhe në krenarinë tonë kombëtare, jo vetëm për talentin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit të ndjerë, por sepse Kadare i prezantoi botës Shqipërinë në aspektin më të lartë artistik. Ai ndërroi jetë dje (1 korrik 2024), në moshën 88-vjeçare.

Për të nderuar shkrimtarin më të mirë bashkëkohor, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie kombëtare, saktësisht 2 dhe 3 korrikun. Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare dhe ditët e zisë do të respektohen në të gjitha institucionet shtetërore dhe do të ulet flamuri kuq e zi në gjysmështizë.

2 dhe 3 korriku shpallen ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail

Ndërkohë, një komision i posaçëm shtetëror do të kujdeset për organizimin e homazheve të ceremonisë shtetërore. Homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga ora 9:00 – 11:00 dhe nga ora 11:30 – 12:30. Gjithashtu, në orën 13:00 të 3 korrikut, do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet 1 minutë heshtje për të kujtuar me nderim shkrimtarin Kadare.

Artikuj të sugjeruar: